Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Futbollisti shqiptar i Zvicrës krah këngëtarëve, ndez atmosferën në dasmën e vëllait (Video)

xherdan shaqiri

Xherdan Shaqiri futbollisti shqiptar që luan me klubin anglez Stoke City në Premier League dhe me kombëtaren zvicerane si mesfushor është rikthyer në vendlindjen e tij në Gjilan për dasmën e vëllait.
Martesën e Erdinit e ka konfirmuar këngëtarja, Vjollca Haxhiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, që po argëton mysafirët së bashku me Medën, shkruan Express.

Xherdanit kështu ‘i është liruar’ radha për martesë, meqenëse anësori i klubit anglezë ende nuk ka konfirmuar lidhjen me ndonjë bukuroshe.

Pas dasmës, që po mbahet në vendlindjen e lojtarit në Gjilan, Shaqiri do të rikthehet te Stoke City, për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Vetëm pak ditë më parë ai luajti në humbjen e Stoke City prej 4:2 ndaj Monacos dhe më pas klubi ka liruar lojtarin për dasmën e vëllait.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.