TURQI – Rreth 200 persona u vranë në revoltën e përgjakshme teksa mbështetësit e presidentit Erdogan u përplasën me rebelët ushtarakë. Ndërtesa e parlamentit turk u sulmua me bomba, ndërkohë që si policia, edhe qytetarët u qëlluan në rrugë.

Pas përpjekjeve për tu larguar me avion, Erdogan u rikthye në Stamboll pasi u sigurua se grushti i shtetit kishte dështuar. Ai tha se organizatorët e grushtit të shtetit do ta paguajnë shtrenjtë. Turqia shpalli menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme. Këto janë pamje nga nata e djeshme që tronditën Turqinë dhe mbarë botën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb