Artistja ukrainase Daria Marchenko po fiton famë për kthimin e mbetjeve të shëmtuara të luftës në vepra arti. Krijimi i fundit i ofruar për publikun është një portret i madh i presidentit rus Vladimir Putin, kompozuar me 5000 gëzhoja plumbash njw vepwr arti më shumë se dy metra të lartë. Marchenko përdor një ndriçues dore për t’iu dhënë jetë pjesëve të portretit të kreut të Kremlinit, të cilat krijojnë hijet domethënëse në të gjithë fytyrën e tij. E ka titulluar “Fytyra e Luftës” dhe psenë e shpjegon ajo:
“Për mua fytyra e luftës është Vladimir Vladimirovich Putin, për shkak se ai i jep këto urdhëra dhe këto gënjeshtra. Por me ndihmën e kësaj tabloje, unë doja të tregoja se në çdo rast të gjithë shohin gjithçka. Jo vetëm ai, por e gjithë shoqëria të kuptojë se luftë do të thotë jetë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb