TIRANE – Mëmësia është gjëja më e bukur në botë por edhe më e vështira për një femër. Vështirësia është më e madhe sidomos kur fëmija sapo ka ardhur në jetë dhe prindërve u duhet të kalojnë net pa gjumë për t’u kujdesur për vogëlushët.

-640-0-5ad786ce07b01

Sigurisht që këto net pa gjumë, ditë pa fuqi dhe mungesë vëmendjeje për veten po i kalon edhe blogerja Estela Ujka e cila sapo ka sjellë në jetë vajzën e saj të tretë.

Mirëpo Estela nuk e ka aspak problem të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram pamjen e saj teksa ndihet e shkatërruar nga lodhja. “Fytyra e vërtetë e mëmësisë. Pa gjumë, fëmijë i sapo lindur.” – shkruan ajo në foton e nxjerrë në Instastory.

-640-0-5ad786cc7ccb9

Menjëherë pas kësaj fotojë, Estela nxjerr edhe një foto tjetër të sajën ku duket e çlodhur dhe shumë e këndshme. “Fuqia e makeup-it. E njëjta ditë, i njëjti person. Mos u bëni xhelozë, është thjesht fuqia e makeup-it” – janë fjalët me të cilat shoqëron këtë foto Estela.

Untitled-1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: