Hakerët e Koresë së Veriut kanë përfituar nga një gabim i të dhunave të ushtrisë së Koresë së Jugut. Në këto të dhëna, shkruan Wall Street Journal, fshiheshin planet sekrete të luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Korenë e Jugut thonë se nuk ka dyshime që hakerët janë të Koresë së Veriut, dhe ata kanë mundur të thyejnë mbrojtjen kibernetike më të sigurtë ushtarake të Seulit në shtator të vitit 2016.

Ushtria e Koresë së Jugut e përdorte softëare-in në të cilin u futën hakerët e Kim Jong Un në kompjuterët e saj ushtarakë, dhe mjaftoi vetëm një kompjuter i lidhur në internet që hakerët të krijonin akses në të dhëna.

Në këto të dhuna, shkruan WSJ, thuhet se ekzistonte plani i përbashkët i Koresë së Jugut dhe SHBA-së për vrasjen e diktatorit koreano-verior.

Pas zbulimit të këtyre të dhënave, duket se SHBA ka ndërruar strategji për mënyrën se si do të veprojë me Korenë e Veriut . Të dhënat e vjedhura ushtarake përfshijnë 235 gigabajt material dhe vetëm 22 për qind e tyre janë identifikuar.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb