Gabimi i portierit shqiptar, Etrit Berisha në minutën e 83-të i dha fund ëndrrës së Atalantës për të vazhduar më tej në Europa League. Skuadra italiane arriti të merrte vetëm një barazim 1-1 në Bergamo kundër Borussia Dortmund, ndërsa ndeshja e parë e luajtur në Gjermani përfundoi 3-2 për verdhezinjtë.

Berisha zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer deri në minutën e 83-të, ku deri në ato momente kishte shpëtuar disa herë portën e italianëve duke realizuar pritje të mrekullueshme. Por kaq, ishte minuta e 83-të, e cila shuajti të gjitha mrekullitë e tij, Berisha gabon në zonë pasi i shpëton nga duart një fare i lehtë për t’u zotëruar, të cilin e shfrytëzon Shcmelzer për t’i dhënë kualifikimin gjermanëve të Dortmund.

Ndërkohë pas ndeshjes, mediat italiane kanë “maskaruar” portierin shqiptar duke e cilësuar si një hero që u kthye në fund në fajtorin që largoi Atalantën nga Europa Legaue. Ata vlerësojnë paraqitjen e Berishës deri në minutën e 83-të. Madje në minutën e 80-të e cilësojnë si mrekulli pritjen e tij ndaj gjuajtjes së gjermanit Shcurrle. Portali sportiv pranë Atalantës, calioatalanta.it e vlerëson portierin shqiptar si më të dobëtin në fushë, nga ku shkruan se edhe pse për 83 minuta ishte me i miri, në fund kaloi nga mrekullitë, te gafa e rëndë që i kushtoi eleminimin bergamasve.

Screenshot_3
Screenshot_2
Screenshot_5
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb