GJERMANI-Gjermania mund të presë mbi një milion refugjatë këtë vit, shkruan zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, në një letër drejtuar anëtarëve të Partisë Socialdemokrate.

Gjermania mund të presë mbi një milion refugjatë këtë vit, shkruan zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, në një letër drejtuar anëtarëve të Partisë Socialdemokrate.
Sipas parashikimeve të paradokohshme nga ana e Minstrisë së Brendshme gjermane, ky numër ishte rreth 800 000.

“Sipas të gjitha përllogaritjeve, ne nuk do të mund të presim 800 000 refugjatë, ashtu siç ishte parashikuar nga Ministria e Brendshme, por mbi një milion”, shkruan Gabriel në faqen e internetit të partisë së tij, ku është edhe president.

Gjermania rivendosi sot kontrollin në kufijtë e saj për përballimin e fluksit të imigrantëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb