SHBA- Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me qytetarët e Floridës, i nxiti që të shkojnë të votojnë në datën 28 nëntor. Kjo mund të konsiderohet gafa më e rëndë e kandidatit Trump, pasi data e zgjedhjeve presidenciale është 8 nëntori.

Në  mitingun e mbajtur në “Panama City” një ditë më parë Donald Trump i bëri thirrje banorëve të regjistrohen dhe të votojnë ditën e zgjedhjeve…më 28 nëntor!

“Nuk ka pasur kurrë zgjedhje si këto të këtij viti, – tha Trump. – Sigurohuni që të dilni dhe të votoni, më 28 nëntor”.

Republikani Donald Trump ka mbetur prapa në sondazhet parazgjedhore kryesisht për shkak të videos së debatueshme me komentet negative ndaj grave, gjë që ka kompromentuar edhe fushatën e tij zgjedhore. Trump ka bërë së fundi një përpjekje të dëshpëruar për të informuar qytetarët mbi afatet e fundit të regjistrimit për të votuar, kryesisht në shtetet decizive për Shtëpinë e Bardhë.

Hillary Clinton, ndërkohë deklaroi të martën se nëse demokratët fitojnë Floridën, atëherë nuk ka asnjë mundësi që kundërshtari i saj të fitojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb