TIRANE- Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve është pasuruar me 146 vepra gjatë mandatit katërvjeçar të drejtimit të institucionit nga Artan Shabani.

Ndërkohë, 10 veprat më të reja i janë shtuar këtë të mërkurë koleksionit të këtij institucioni, të dhuruara nga Arben Golemi.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani, ka folur për politikat e ruajtjes dhe pasurimit të koleksionit gjatë kohës që ka drejtuar institucionin.

“Në përgjithësi janë 136 vepra që nga 2013 deri në këtë moment që jemi në konferencë, duke shtuar edhe 10 vepra, pra 146 në total. rezulton që çfarë është premtuar është realizuar. Do të doja që vërtetë në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitet në vazhdim të rikualifikohet objekti, vetë Galeria si fasadë si salla si hapësira të reja ekspozitave”, tha Shabani.

Veprat e dhuruara nga Arben Golemi janë pjesë e Ekspozitës “Alteration” që ishte hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në muajin qershor. Ato janë peizazhe në miks media në letër apo akuarel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: