Zgjedhjet e 22 Korrikut për kreun e ri të Partisë Demokratike, sipas shifrave zyrtare të dhëna nga selia blu kanë shënuar një pjesëmarrje të lartë anëtarësh krahasuar me garën për kryetarin e partisë të zhvilluar 4 vite më parë.

Sipas shifrave që dha sot në mbrëmje Komisioni i operacioneve elektorale në PD, pas përfundimit të votimeve në të 12 qarqet e vendit, kanë votuar 59.766 anëtarë për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit për drejtimin e PD-së.

Në zgjedhjet e vitit 2013, kur PD humbi zgjedhjet pas tetë viteve në pushtet, pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD pas dorëheqjes së Sali Berishës, ishte rreth 41 mijë anëtarë.

Në garë për drejtimin e partisë atëherë ishte ish-kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, sot kryetari i vetëngrirë i PD, dhe ish-ministri i ndjerë i Transporteve, Sokol Olldashi. Garë të cilën e fitoi Basha. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb