ITALI- Policia italiane zbuloi dy garazhe në një godinë në Montecosaro që ishin kthyer në një magazinë dhe laborator për paketimin e marijuanës dhe kokainës, ndërsa vuri në pranga një 28-vjeçar shqiptar. ‘Ansa’ shkruan se karabinierët sekuestruan rreth 10 kg marijuanë dhe 5 kg kokainë.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe në xhepin e xhaketës së tij 6 gram marijuanë, ndërsa më pas iu zbuluan në shtëpi edhe çelësat e dy garazheve. Mediat italiane raportojnë se droga ishte vendosur në 9 pako.

Tashmë 28-vjeçari ndodhet në burgun Montacuto në Ancona, në pritje të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: