Shkëlzen Gashi nuk ndalet.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sërish në MLS duke i dhënë një pikë skuadrës së tij Colorado Rapids.

Colorado Rapids ka barazuar me rezultatin 1-1 me Houston Dynamon në kuadër të javës së 34-t të MLS.

Ky ishte goli i nëntë i Gashit për këtë sezon.

Colorado është në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore me 58 pikë, vetëm 2 pikë prapa Dallas. Tashmë ekipi i Gashit e ka të siguruar fazën e Play-Off.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb