Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gasperini “thumbon” Inter-in: Nuk mbaj mend të kem drejtuar një ekip të madh

Gian+Piero+Gasperini+FC+Internazionale+Milano+lmC_BM7SYhkl

Trajneri aktual i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, më së shumti mbahet mend për aventurën e tij te skuadra e Interit, ku në 5 ndeshje me zikaltërit nuk mori asnjë fitore. Kjo ecuri bëri që ai të shkarkohej shumë shpejt.

Në një intervistë të fundit Gasperini nuk ka hezituar të thumbojë zikaltërit teksa ka deklaruar se nuk mban mend ndonjëherë të ketë drejtuar një skuadër të madhe.

“Do të japim 100% në të gjitha kompeticionet, pasi duam t’i nderojmë të gjitha e shpresën që të korrim ndonjë sukses. Duam të bëjmë një përshtypje të mirë në Europa League. Grupi ishte i vështirë por gjetëm mundësinë për t’u kualifikuar dhe nuk e shpërdoruam,” shprehet Gasperini për Tuttosport.

Më pas trajneri rikujton të shkuarën me Inter: “Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një skuadër të madhe, Inter nuk ishte, të paktën në aspektin teknik.”

Gasperini nuk nguron të bëjë edhe krahasimin midis Atalanta-s së tij dhe ish-ekipit të fundit Genoa. “Në Bergamo kam bërë gjëra që nuk i bëra te Genoa.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.