Çështja e gatimit është bërë sërish objekt debati te çiftet dhe sërish këtë herë ata që kanë debatuar kanë qenë Gerta dhe Damiano.

Ndërsa Gerta po thoshte se përgjithësisht janë femrat, ato që gatuajnë, ka ndërhyrë Damiano që ka hapur edhe debatin për emancipimin e meshkujve dhe femrave shqiptare.

“Nëse ti mendon kështu nuk je e emancipuar. A ka mundësi që një mashkull t’i dërgoj qoftë edhe një vezë të zier femrës së tij në krevat çdo mëngjes”, u shpreh Damiano duke shtuar se nëse një femër punon nga mëngjesi në darkë dhe sjell të ardhura në shtëpi, mashkulli e ka për detyrë të gatuaj.

Ndërsa Gerta mundohet të sqarojë pozicionin e saj në këtë rol, duke theksuar se në të përgjithshme është femra ajo që gatuan, Damiano këmbëngul në qëndrimin e tij. “Një mashkull nuk është ai që dominon. Një mashkull është ai që di t’i ndajë gjerat 50 me 50”, tha ai.

“Nëse ti e ndjen një gjë për ta bërë e bën, nëse nuk e ndjen nuk e bën”, ka qenë ndërhyrja e Olsit, që la përgjysmë gatimin.

“Unë për këtë kam ardhur këtu në fund të fundit, të të emancipoj ty”, u shpreh Damiano, duke iu drejtuar Gertës./BigBrother/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: