Pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan në Kosovë, që i kujtoi deputetëve të opozitës se të zgjedhurit e popullit nuk vijnë nga përdorimi i dhunës e armëve, Vetëvendosja e ka shpallur atë jo legjitim.

Zyrtari i VV-­së Boiken Abazi në një postim në Facebook ka sulmuar ambasadorin amerikan. Abazi ka thënë se kush qëndron në krah të pushtetit nuk ka legjitimitet të flas për parime demokratike.

“Cilido diplomat i huaj me mision ne Kosove nuk mund te pretendoje qe eshte me popullin e Kosoves duke qendruar ne krah te krimineleve ne pushtet qe po e copetojne KS. Kush qendron ne krah te nje pushteti autoritar nuk ka legjitimitet te flase per parime demokratike. Nuk mund te jesh edhe partner i “Zajednices” edhe partner i nje Kosove te pavarur e sovrane, pasi njera anullon tjetren. Diplomatet vene e vine, ndersa ne do jemi ketu deri ne clirimin e dyte te Kosoves! #PoshteZajednica” ka thënë ai.
Ambasadori pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës që u mbajt në një sallë të improvizuar ka vizituar Kryeparparlamentarin Kadri Veseli. Ambasadori Greg Delawie, përveç kësaj, ka thënë se pushteti fitohet në kuti të votimit e jo me armë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: