NGA Aurenc BEBJA

Gazeta franceze “Ce Soir” ka botuar të martën e 11 prillit 1939, në faqen numër 3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

Blogeri Aurenc Bebja sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar:
gtre
“Dibër, 10 prill. – Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur:

1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;
2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare: fortifikimet, rrugët, urat, portet etj;
3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj;
4.Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;
5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;
6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.”

Burimi:https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

(BalkanWeb)