Gazeta gjermane “Spiegel”, ka dhënë alarmin për rrezikun e madh që vjen nga luftëtarët e ISIS, që janë kthyer nga Siria në Ballkan. “Spiegel” ka vënë në dukje edhe ekzistimin e kampeve trajnuese në Ballkan.

Sipas saj, militantët e Shtetit Islamik ISIS janë të interesuar që shtetet e Ballkanit, jo vetëm t’i sulmojnë por t’i shfrytëzojë si vende të trajnimit dhe vend transite që xhihadistët të shkojnë në Siri, përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën. Gazeta shkruan se izolimi i vendeve dhe ekonomia e dobët kanë rritur ekstremizmin islamik në këto shtete.

“Kosova është vendi më i prekur nga ky fenomen në Ballkan. Nga 700 luftëtarë të ISIS që po luftojnë në Siri, gjysma e tyre thuhet të jenë nga Kosova. Autoritet kosovare llogarisin një numër prej 120 pjesëtarësh“, shkruan më tej gazeta. Por, edhe shtete tjera të Ballkanit, sipas ‘Spiegel’, kanë numër të lartë të pjesëmarrësve të shtetasve të tyre në luftën në Siri. Edhe ekspertë të sigurisë në Evropë kanë paralajmëruar rrezikun e sulmeve të xhihadistëve në Evropën Jugore, sidomos në Ballkanin Perëndimor.

“Europol” ka hartuar një analizë në janar për strategjinë e ISIS, ku flitet për kampe trajnimi në Evropë dhe Ballkan. “Në programin e tyre janë trajnime për qitës dhe teknika të vrasjeve”, shkruan në artikullin e saj gazeta gjermane.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: