Gazeta sportive spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë një gabim sot në publikimin e formacioneve të ndeshjes mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Në tabelën e paraqitur të formacioneve, rezervave, orarit dhe arbitrit të ndeshjes, gazeta ka ngatërruar emrin e Shqipërisë me atë të Maqedonisë. Ndërkohë që anash është emri i trajnerit bashkë me flamurin shqiptar.

Nuk dihet nëse është një gabim teknik apo i qëllimshëm nga ana e gazetarëve spanjollë. Ndeshja është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Rusi 2018.
formacione

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb