Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

E RËNDË/ Gazetari denoncon live: Një nga bandat në Elbasan më ka kërcënuar me jetë

20170926-211824

TIRANË- Gazetari i News24 Artan Hoxha ka bërë një denoncim të rëndë sot nga studio e emisionit “Studio e Hapur” në News24. Ai tha live në emision se është kërcënuar për ngjarjen në Elbasan që ditën e parë që ka folur për ngjarjen.

“Mua më kanë kërcënuar ditën e parë që kam denoncuar ngjarjen në Elbasan.
Pjesëtarë të grupit kriminal që janë atje. Unë nuk dua që të bëjë atë që i bëri policisë atje. Mos të guxojë që t’i thotë gazetarit që mos më përmend emrin. Unë s’po merrem me Elbasanin më, po zbres këtej nga Jugu…”, tha Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

I pyetur nëse e ka denoncuar kërcënimin, Hoxha pohoi por shtoi se nuk zgjidhet. Ai theksoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Por gazetari i News24 foli për mbështetje të krimit.

“Kam denoncuar edhe nuk zgjidhet, e di sa ngjarje kanë ata në polici. Unë e kam marrë përsipër atë gjë. Krimi merr kurajën të kërcënojë qytetarët, mediat, policinë kur i ka krahët e ngrohta”, tha Hoxha.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • Per fredin (me te vogel) nga …. Lushnja, le te themi.
    EWdhe nese eshte siç thua ti, prape perfundimi eshte se shteti ka rene – apo jo?

  • Per camin e fierit dhe per te gjithe ata qe ju kane zene sute e veshet lesh, une nuk kam pare te kete nje gazetar qe din me shume se policia, per nje gazetar qe denoncon banda a po kriminele pa ndonje problem, por kam pare gazetar si Artani qe hedhin ne ere procese te medhaja hetimi, duke qene bashkepunetore te bandave e krimineleve. nese je tullac, nga tropoja, ke nje makine passat dhe kryen nje krim thjesht shko paguaj taksen te Tani e do te beje lushnjar me floke te gjat, me motorr piaggio

  • Me ngjarjet e fundit qe kane ndodhure te lene te kuptosh qe shteti ka rene.I vetmi njeri Trim qe ja u cjere masken dhe po sulmon bandat Eshte Artan Hoxha.Respekte Tani



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.