TIRANE- Një deputete e Partisë Socialiste, ish-zyrtare e lartë, është thirrur nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”. Lajmi bëhet i ditur përmes një mesazhi të ardhur në emisionin ‘Opinion’, të cilin drejtuesi Blendi Fevziu e lexoi.

“Më vjen një informacion interesant. Më thonë se para disa ditësh, duhet ta verifikojmë. Një deputet e PS dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokurorinë e Krimeve të rënda për të dëshmuar për lidhje me Habilajt. Kështu më thonë, emrin nuk e thash për etikë. Është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, pohoi Fevziu live.

Kjo dëshmi vjen pak pasi prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi urdhër-arreste për tre zyrtarë të policisë, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb