TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se operacioni i natës së kaluar në Vlorë është dekonspiruar. Në një lidhje telefonike në Nws24, Hoxha deklaroi se operacioni nuk përfundoi me sukses të plotë, pasi u kapën 4.5 ton drogë por nuk pati arrestime. Sipas tij, ka pasur rrjedhje informacioni nga Prokuroria.

“Për ngjarjen e djeshme, operacioni i zhvilluar nga forcat Delta dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur një problematikë. Nuk është arritur sukses i plotë i operacionit, është kapur 4.5 ton drogë por nuk ka të arrestuar. Dyshohet për një rrjedhje informacioni nga Prokuroria”, deklaroi Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb