TIRANE – Sabina Mete, bukuroshja bionde e rubrikës sportive në Radio Televizionin Shqiptar dhe shumë shpejt spikere e lajmeve në po të njëjtin televizion, na tregon për mendimin dhe qëndrimin që ka ajo në lidhje me dashurinë. Studentja e gazetarisë që ka nisur karrierën si moderatore në radio, në qytetin e saj të lindjes, në Korçë, është sot një ndër imazhet më të bukura të televizionit në vend shkruan Class.

90473e3af0fcb78594cc9f157600b046
Sabina na tregon që është romantike dhe se dashurinë e njeh me shikim të parë. Është shumë pasionante dhe nuk u thotë “jo” çmendurive për dashurinë.
Dashuria e parë, të kujtohet?
Kush është ai njeri i “çmendur” që nuk e kujton dashurinë e parë?
Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?
Jo, zhgënjim!

950f6bb4e3dacd223ec8f9b00de024e3
Ia vlen të ngulësh këmbë në dashuri?
Ia vlen të ngulësh këmbë për çdo gjë që është e vërtetë dhe e sinqertë, ia vlen të ngulësh këmbë. Ia vlen për çdo gjë të vërtetë që e kënaq shpirtin!
Strategjia e joshjes. Cila është jotja?
Shikimi është impakti i parë (sytë), me vonë shohim rrugës…
Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?
Nuk më pëlqejnë ata meshkuj që nuk kanë asnjë qëllim në jetën e tyre, por rrinë kot, ata meshkuj që janë të paedukatë dhe kam bezdi të madhe kur njoh meshkuj që nuk dinë të shkruajnë dhe bëjnë gabime ortografike. Është shumë detaj i rëndësishëm.
Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?
Nëse një njeri është i bukur dhe nuk ka tru, nuk është asnjëherë tërheqës. Ashtu siç jam vetë një njeri me sens humori, ashtu mendoj se joshet një njeri, duke e berë të qeshë!
Shqisa më e rëndësishme në dashuri ?
Shikimi patjetër.

a46ea3eb2243e5396bb3f7f5d56e57e4
Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?
S’e di pse, por isha veshur shumë keq. Isha menduar 100 herë, por prapë nuk më doli ashtu siç e kisha menduar.
Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
Nuk mendoj se shenjat e dashurisë tregohen tek të veshurit apo gjërat materiale.
Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
Dashuri me shikim të parë.
Serial lover-at i shmang apo të joshin?
Jam shumë romantike, nuk i shmang.
Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
Sipas studimeve të bëra nga psikologët, 70% të marrëdhënies e zë seksi.
Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
300.
Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
Të njëjtat shtyhen, të kundërtat më mirë.
Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
Po u pamë në sy , normalisht që do shohim në të njëjtin drejtim.
Sakrifica apo lule dashurie?
Lulet i dhuron çdokush, sakrifica pak dinë të bëjnë.
Bëjmë një bilanc të historisë suaj?
Jooo, lëre këte pyetje. Hahaha.
Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
Kjo ka të bëjë me ndjenjat, mënyrën e sjelljes, të të trajtuarit e shumë gjëra të tjera.
Dashuron shumë? Apo mesatarisht?
Unë dashuroj çdo gjë që më bën të ndihem mirë, njeriu dashuron edhe detajet. Çdo gjë që e bën të ndihet i kënaqur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb