TIRANË- Deputeti demokrat Genc Ruli, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD, duke u përgjigjur interesit të mediave në lidhje me debatet dhe kritikat brenda kësaj force. I pyetur nëse mori përgjigje nga kryetari Basha për shqetësimet e ngritura prej tij, Ruli tha se debatet janë konstruktive dhe se jeta e një partie është plot gjëegjëza.

“Kemi mbledhje të tjera për të bërë dhe për të diskutuar. Jeta e një partie nuk është plot gjëegjëza. Debatet janë gjithmonë konstruktive”, tha deputeti i qarkut të Gjirokastrës.

Ndërkohë një natë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha lidhur me kritikat e Rulit dhe debatet brenda partisë tha se “Në Partinë Demokratike ka debat më shumë se kurrë më parë në historitë e saj dhe kjo nuk është aksidentale, por është produkt i lidershipit tim”.

“Sfida kryesore tek e cila besoj, është liria. Dëshira ime është që kjo të tingëllojë si vlerë kudo ku ka demokratë. Hapja, liria e debatit, mendimit ndryshe, rrahjes së mendimeve, liria për të patur mendimet edhe të kundërta, por brenda kornizës së qëndrimeve të PD”, u shpreh Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: