Ylli i famshëm i Hollywood-it, George Clooney ka nxitur një raund të freskët spekulimesh rreth ambicjeve të mundshme politike pasi njoftoi përmes një postimi në Twitter se ai dhe bashkëshortja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, do të dhurojnë 500,000 dollarë për organizimin e marshimit për kontrollin e armëve që do mbahet më 24 mars, si dhe konfirmuan pjesëmarrjen në manifestim, shkruan ‘The Washington Post”.

Menjëherë pas postimit të George Clooney, prezantuesja e famshme amerikane Oprah Winfrey, e cila ka qënë subjekt i spekulimeve të shumta për një kandidaturë të mundshme në zgjedhjet presidenciale të 2020, pas fjalimit të saj të zjarrtë në ceremoninë e çmimeve Golden Globes në muajin janar, postoi në Twitter se do dhuronte të njëjtën shumë për marshimin e 24 marsit.

Sakaq edhe figura të njohura të industrisë kinematografike kanë shprehur mbështetjen për marshimin për kontrollin e armëve në SHBA.

Regjisori Steven Spielberg dhe producenti i filmave Jeffrey Katzenberg gjithashtu do të dhurojnë nga 500,000 dollarë për marshimin.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: