George Clooney është bërë baba së fumdmi, dhe tani ai është një prind i emocionuar që tregon me flet me krenari për binjaket e tij.

Aktori që ndodhet në Toronto për prezantimin e filmit “Suburbicon”, pranon se i mungojnë shume fëmijët e tij:Më mungojnë dua të jem me ta. Qaj katër herë në ditë, më shumë se binjakët…”.
Amal Alamuddin, pasi e shoqëroi në tapetin e kuq në Venecia u kthye në Los Angeles me fëmijët, ndërsa aktori vuan mungesën e tyre. Është hera e parë që ndahet nga ata. “Nuk qajnë, qaj unë më shumë se ata, tregon, unë qaj katër herë në ditë, sepse jam kaq i lodhur”.
“Të gjithë miqtë e mi kanë fëmijë dhe unë jam kumbari i 20 prej tyre, kështu që e dija se çfarë do të ishte”, tha aktori 56-vjeçar për Daily Mail.
Dhe pse bën shaka për mallin që ka për jetën kur ishte beqarë, George thotë se që prej 6 qershorit kur ai dhe bashkëshortja 39-vjeçare u bënë prindër të Alexander dhe Ella, jeta e tij ka ndryshuar në një mënyrë që nuk e kishte parashikuar.
“Jam 56 vjeç dhe mendoja se jeta ime ishte përqëndruar mbi karrierën, jo tek marrëdhëniet…. më pas njoha Amal dhe mendova kam këtë lidhje të pabesueshme, kjo është gjë e mrekullueshme. Dhe më pas kemi këto dy gonxhe që na bëjnë të qeshim çdo ditë”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb