GRAMSH- Gjendet një predhë në lagjen “Sporti” në Gramsh, në vendin e quajtur ish-reparti ushtarak. Predha është gjetur nga gërmimet që po kryen firma që po ndërton një pallat për të përmbyturit nga liqeni i Banjës.

Predha mendohet të jetë e kalibrit 120, e mbetur aty që prej vitit 1974, vit kur ndodhi edhe shpërthimi i repartit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonës duke krijuar perimetrin e sigurisë. Për heqjen e predhës pritet të mbërrijnë forcat xheniere të repartit të demontimit Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: