“Mes lajmeve shumë të bukura të kësaj jave ju them edhe për ardhjen në jetë të Beatrice e cila ka lindur në 10/9/2017 me një lindje natyrale. Jemi shumë mirë dhe sapo kemi hyrë në shtëpi me babain Andrea. Shumë puthje dhe shihemi së shpejti . Giusy’.

Kështu këngëtarja italiane Giusy Ferreri ka njoftuar në Facebook ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë, të cilin e ka me Andrea Bonomo.
Giusy njoftoi se ishte në pritje të një bebeje në muajin mars, kur lancoi albumin e saj të ri ‘Girotondo’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: