TIRANE– Këngëtari Kastro Zizo ka postuar një foto mjaft shqetësuese, dhe fansat e tij janë bërë kuriozë se çfarë i ka ndodhur. Në foto, Kastro shfaqet me fytyrën e gjakosur, çka tregon se diçka jo e mirë i ka ndodhur.

Vetë këngëtari ka dhënë dy versione të ndryshme për ngjarjen, dhe të gjithë ndjekësit e tij, u “hutuan” paksa lidhur me të vërtetën.

“LIFE OF K-i
1. Pasi dola nga shtepia per te pire nje birre diku pas ores 21pm rruges ndieja sy qe me vezhgonin…ktheja koken shpesh se me ngjante sikur po me ndiqnin..asgje! Vetem drite-hije neper rruget e ish bllokut…tek tuk ndonje e qeshur, ndonje makine “te fortish” dhe une duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej koken…
Bang, bang…dhe une ne toke!
– Mos u merr me politike, ka kush merret! Kto ishin fjalet e fundit te dy djemve qe me vrap renden drejt territ…

2. Pasi dola nga shtepia per te pire nje birre diku pas ores 21pm rruges ndieja sy qe me vezhgonin…ktheja koken shpesh se me ngjante sikur po me ndiqnin..asgje! Vetem drite-hije neper rruget e ish bllokut…tek tuk ndonje e qeshur, ndonje makine “te fortish” dhe une duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej koken…kamarieri pas meje qe priste porosine gati gati me shpejtesi se per pak do mbyllte lokalin.
– Nje birre vllai…1,2,3 dhe ne nderkohe me kishte ardhur nje shok i apasionuar pas bicikletave BMX…u entuziasmova, me kujtoi femijerine…
– Plak, e bojme nje xhiro te dy neper bllok?
– Patjeter me plakk…
Te dy me kaskat ne koke “brodhem” gjarperueshem reuget e rrugicat e ish bllokut. U kthyem ku ishim. Duhej te kthenim biçikletat ne garzh. Sapo tentoj te kaloj trotuarin nje renie nga me idiotet ne bote me shtriu ne toke si nje Lope jo lozonjare!
P.s as vete nuk e di se ke variant te besoj!” – shkruan këngëtari.

Por më pas, Kastro Zizo ka shpjeguar në rrjetin social “Facebook” se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

“Sa e thjeshte eshte te manipulosh kte vend! Imagjino…me teket mua te shkruaj cte dua dhe menjehere behet lajm me dixhitura “si ti teket” gazetarit!…E verteta e ketij vendi eshte shume e hidhur. Qellim kisha manipulimin e thjeshte qe mund ti behet ketij populli…jo nga une por nga “Ata” qe e kane bere dhe po e bejne cdo dite ne kurriz tone. Pashe edhe shume njerez te peshtire qe u gezuan me plaget e mia, sic pashe dhe shume te tjere qe sado pak u ndjene keq per to. Jemi vertete popull i cuditeshem por une ende besoj se bashke mund te bejme shume…dhe ktu se kam fjalen qe te shporrim ata qe me gjykojne si “mallist” por edhe atyre ti japim nje mundesi per te perceptuar jeten me bukur! P.s si perfundim s’jam per biçiklete! Mpuq…”, shkruan Kastro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: