ITALI– Të tjera detaje zbulohen mbi arrestimin e 4 shqiptarëve nga Kosova në Itali, pasi dyshohet se do kryenin sulm terrorist në Venecia. Operacioni u krye në pranverë dhe në pranga përfunduan Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dake Haziraj 25-vjec dhe Arjan Babaj, 27-vjeç si dhe një 17-vjecar.

Sipas përgjimeve të publikuara së fundmi nga mediat italiane rezulton se grupi planifikonte të kryente sulm gjatë festës së karnavaleve që zhvillohen në Venecia, raporton media italiane tg.com.

Nga përgjimet rezulton se të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro dhe në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27-vjeçarit Arjan Babaj me armë.

Sipas përgjimeve, shqiptari Fisnik Bekaj thotë ndër të tjera se “Duhej një goditje vendimtare, maksimumi dy, dhe pastaj do të shihni gjakun lumë”. Ndërkohë në një tjetër përgjim të datës 19 mars, Arjan Babaj thotë: “Carnevale, po … paf, paf”, ndërsa të tjeret ndërhyjnë me frazat “të veshur si këto”, “me një maskë” “mos u shqetësoni, gjaku i tyre për ne është hallall”.
326124
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb