Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Brazil - Kosta Rika

RUSI 2018
17:00

Nigeri - Island

RUSI 2018
20:00

Serbi - Zvicër


Gjarpri gjigand në Mat, banorët e frikësuar: Shteti të marrë masa për kontrollin e zonës

mat

MAT- Gjarpri gjigand që u filmua në fshatin Kurdari të Matit ka alarmuar banorët e kësaj zone. Ata kërkojnë që të merren masa për izolimin e zvarranikut, që i ngjante një pitoni, ndërsa e drejtojnë gishtin nga turistët që vijnë nga jashtë si përgjegjës për sjelljen e gjarprit në këtë zonë.

Ata kërkojnë nga shteti që të marrë masa për izolimin e zvarranikut, si dhe kontrollin e mbrojtjen e kësaj zone.

Sipas banoreve gjarpri u soll në fshatin e tyre nga turistët, pasi më herët nuk ishte pikasur prej tyre një zvarranik me të tilla përmasa. Specialisti i Shërbimit Veterinar në Zyrën e Bujqësisë Mat, Selman Kurti, thotë se zvarranikë me përmasa të tilla nuk janë tipikë për këtë zonë.

Selmani shprehet se të tillë zvarranikë duhet të merren në studim nga specialistet e fushës për të kuptuar origjinën dhe rrezikshmërinë, që më tej të merren masa për ruajtjen apo asgjësimin e tyre.
(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • ajo plaka prika dru ne pyll duhet marre masa per te arrestuar plaken dhe te gjith ata qe presin dru dhe jo gjarprin ai or mik eshte ne qejf te vet .une them qe shteti ti mbushe pyjet me gjarperinj sepse roje me te mire nuk paska e shifni qe plaka ka frike apo jo .