Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shtatë fëmijë bien nga trampolina e një pishine në Tiranë, përfundojnë në spital

femije pishine

TIRANË- Shtatë fëmijë kanë mbetur të lënduar gjatë një incidenti të ndodhur sot në një pishinë në kryeqytet. Bëhet fjalë për fëmijë të moshave nga 14 deri në 16 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se fëmijët kanë qenë duke luajtur në trampolinën e një pishine të një hoteli në periferi të Tiranës kur kanë rënë dhe kanë pësuar lëndime. Fëmijët kanë pohuar se ishin grumbulluar te trampolina të gjithë dhe kishin tërhequr njëri-tjetrin kur humbën ekulibrin, duke rënë të gjithë nga lartësia. Ata janë dërguar në spital dhe nga informacionet e para mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga bluzat e bardha që iu kanë dhënë ndihmën e parë fëmijëve bëhet e ditur se një fëmijë ka thyer dorën, ndërsa të tjerët kanë pësuar gërvishtje. Nuk dihen ende rrethanat dhe detajet e këtij aksidenti, ndërkohë që edhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tij.

(m.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.