Njerëzit mendojnë se problemet seksuale, gërhitja apo gjakderdhja janë probleme të vogla shëndetësore. Për këtë arsye shpesh dhe injorohen. Mirëpo këto janë simptoma që tregojnë se mund të keni probleme serioze me zemrën.

Ajo vazhdon të mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Kur ka probleme me zemrën dhe arteriet trupi juaj reagon në mënyra të ndryshme sipas Dr John Erwin, një kardiolog nga Texas A&M Health Science Center. Ai tregon 6 prej këtyre shenjave që nuk duhen injoruar kurrë.

Shtrëngimi ose dhembja e supeve ose qafës
Gjatë një infarkti njerëzit ndjejnë sikur kanë një peshë të madhe mbi gjoks. Ka të tjerë që kanë një eksperiencë të ngjashme në supet e tyre. Kjo nuk është e thënë të jetë në çdo rast. Disa kanë një ndjenjë parehatie, shtrëngimi ose dhembe të supeve ose qafës.

Këmbët e ënjtura
Kjo është një simptomë që vjen për arsye nga më të ndryshmet ku përfshihen edhe problemet me zemrën, shkruan noa. Kjo ndodh zakonisht kur njerëzit kanë probleme me frymëmarrjes ose natën kur përpiqen të flenë, shkruan Anabel. Nëse ata e kanë këtë shenjë duhet të kërkojnë ndihmë tek një mjek.

Mostretja ose urthi
Mostretja ose urthi janë shenjat më të hasura që tregojnë se ju mund të keni sëmundje zemre. Ato mund të shoqërohen me vjellje, djersitje apo shenja të tjera dytësore.

Gërhitja ose apnea
Kuptohet që është e besdishme të flesh me një njeri që gërhet dhe kjo simptomë është shumë mirë e dallueshme. Dr Erwin thotë se: ‘Apnea është një gjendje ku njeriu nuk merr frymë gjatë gjumit për pak minuta dhe lidhet me ndryshime fiziologjike që rrisin rrezikun për infarktin.”

Disfunksionet seksuale
Shumë njerëz i mendojnë disfunksionet seksuale si një problem i organeve riprodhuese ose të trurit. Sidomos tek meshkujt kjo është një simptom e problemeve me arteriet. Tek femrat disfunksionet seksuale lidhen më shumë me gjendjen e menopauzës.

Gjakderdhja në gojë
Shumë pak njerëz mendojnë se problemet që kanë me çamçakëzët mund të lidhen me problemet e zemrës. Ato mund të shkaktojnë infeksione dhe inflamacion në trup sipas Dr Erwein. Hiperaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e problemeve me zemrën dhe infarktit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb