Janë gjetur në Ukrainë eshtrat e një burri dhe të një gruaje që besohet se i përkasin periudhes së bronzit 3 mijë vjet më parë.

Eshtrat e tyre ishin “në përqafim” të njërit tjetrit.

Ekspertët thonë se nuk do të ishte e mundur të vendosej trupi i gruas në një pozicion kaq të dashur nëse ajo do të kishte vdekur.

Ekspertët thonë gjithashtu se ka të ngjarë që gruaja zgjodhi të vdiste dhe të varrosej me burrin e saj dhe besojnë se ajo mund të jetë helmuar për vdekje, dhe u ngjit në varr dhe përqafoi partnerin e vdekur së fundmi.

Profesor Mykola Bandrivsky- i cili kreu një studim për “varrosjen e çiftit të dashur” tha: “Është një varrim unik, një burrë dhe një grua shtrirë atje, duke përqafuar njëri-tjetrin. Të dy fytyrat po vështronin njëri-tjetrin, ballët e tyre ishin ngjitur me njëri-tjetrin. Gruaja ishte shtrirë në shpinë, me krahun e saj të drejtë duke përqafuar burrin. Të dy ishin të veshur me dekorime prej bronzi, dhe afër kokës kishin vendosur disa sende qeramike”.
4E2819CB00000578-5946173-image-a-20_1531395320350

4E281A0700000578-5946173-image-m-18_1531395297659

4E2819D300000578-5946173-image-a-19_1531395303813

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb