KAKAVIJE- Një 12-vjeçar është ndaluar nga policia e Beratit pasditen e sotme, pasi i janë gjetur 380 gramë marijuanë. Minoreni udhëtonte me furgonin e linjës Kakavijë-Berat, ndërsa ndalimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit i është gjetur bima narkotike.

Kontrolli i mjetit është bërë në afërsi të vendit të quajtur Morovë, ndërsa pas konstatimit të rastit, uniformat blu kanë shoqëruar 12-vjeçarin, ndërsa po punojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas policisë, 12-vjeçari dyshohet se është përdorur për të futur drogën në qytet.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: