MANASTIR– Një granatë e pashpërthyer 105mm që i përket Luftës së Parë Botërore është gjetur në një shtëpizë në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, J.D nga Manastiri dje në orën 16:05 ka paraqitur se në bunarin e kopshtit të tij në vendin “Bimbil Kamen” ka gjetur granatë 105mm, e cila daton nga Lufta e Parë Botërore.

Nga ana e personave kompetentë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, granata është siguruar dhe është marrë për hetim të mëtejshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: