FRANCE- Një alarm fals për bombë ngriti në këmbë autoritetet e një stacioni treni në Bordo të Francës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se fill pas ngjarjes u evakuuan personat që ndodheshin në stacion.

‘Dailystar’ shkruan se ky është kërcënimi i dytë me bombë në këtë stacion në jug të Francës.

Forcat e sigurisë nisën hetimet dhe mbyllën për gati një orë stacionin. Me bllokimin e stacionit u rëndua dhe trafiku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: