KOSOVE- Komandanti në largim i KFOR-it në Kosovë, Giovanni Fungo i ka dorëzuar të mërkurën detyrën gjeneralit Salvatore Cuoci.

Fungo tha se gjatë misionit në Kosovë moto e punës së tij ka qenë besimi dhe përkushtimi.
“Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen e ndritur e cila ju pret, e të cilën ju e meritoni plotësisht”, tha ndër të tjera Fungo.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe liderët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Presidenti Thaçi gjeneralin Fungo e cilësoi si mik të Kosovës.

Thaçi më tej në këtë ceremoni vlerësoi rolin e KFOR-it në Kosovë, ndërsa tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për misionin e ri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb