Ushtria ruse njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhimit rus ishin shumë efektive në ndërhyrjen ndaj raketave të lacuara nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca në natën e premte.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral-majori Igor Konashenkov tha sot se forcat siriane përdorën sistemin mbrojtës antiajror “Pancir S-1” të prodhimit rus gjatë sulmit perëndimor në Siri.

Pas përfundimit të sulmit raketor, aleatët njoftuan se kanë kryer me sukës sulmin ndaj caqeve siriane, kurse Rusia ka pretenduar se ka rrëzuar pjesën më të madhe të raketave të hedhura nga tri fuqitë perëndimore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb