GJERMANI-Fëmijët hiperaktiv janë shtuar së tepërmi në Gjermani dhe disa shkolla kanë vendosur të marrin një masë kontroverse, një xhup të mbushur me rërë, që i ndihmon të mos lëvizin shumë.

Ata që kanë mbështetur këtë nismë sigurojnë që të mirat e kësaj terapie janë shumë më të mira se një terapitë farmaceutike. Por ekspertët janë skeptik për këtë zgjedhje dhe thonë: ‘Xhupat prej rërë të kujtojnë këmishat e përdorura në spitalet psikiatrike dhe i bëjnë këta fëmijë të ndryshëm nga të tjerët’.

Deri tani 200 shkolla gjermane kanë marrë këtë masë. “Fëmijëve u pëlqen shumë dhe asnjë prej tyre nuk detyrohet ta veshë me forcë. Përkundrazi edhe ata që nuk kanë nevojë dëshirojnë ta provojnë, kështu që nuk është një mënyrë e detyrueshme dhe e sforcuar për ta’ thotë për the Guardian Gerhild de Wall që punon në shkollën Grumbrechtstrasse të Hamburgut, një nga shkollat e para që përdor këto lloj xhupash për të qetësuar fëmijët.

Protesta
Prindërit janë të ndarë . Disa kanë shprehur protestën e tyre edhe në rrjetet sociale: ’Do të ishte mirë të evitonim këto tortura, si mund t’i thuash një fëmijë :’Je i sëmurë dhe si dënim duhet të veshësh një xhaketë të mbushur me rërë, që do të bëjë të dukesh si një idiot përpara pjesës tjetër të klasës’, shkruan babai i një fëmije.
Por një nënë shkruan që në tre vitet e fundit djali i saj Frederick ka shkuar në shkollë me një xhup të tille prej 2 kg dhe deklaron se është e kënaqur: ’Djali im që është nëntë vjeç, e vesh spontanisht dhe mendon që e ndihmon të përqendrohet dhe të mos lëvizë shumë’. Edhe djali pranon: ”Ndjehem më i qetë dhe shkrimi im është më pak i dredhur.
Kosto

Le sandwesten, siç e quajnë gjermanët, ka me pesha nga 1.2 deri në 6 kg dhe kushtojnë nga 140 deri në 170 euro. Në SHBA këto lloj xhupash përdoren për disa fëmijë të sëmurë me autizëm, ka shpjeguar de Wall dhe unë nuk e bëj dot dallimin e njërës nga tjetra. Xhaketa të ndihmon të kesh një kontakt të madh me veten dhe për tu përqendruar’.

 

Ndërsa psikiatri mendon ndryshe. Për Michael Schlte-Markwort, drejtor i repartit të psikiatrisë për fëmijë në klinikën universitare të Hamburgut, është një problem etik: “Eshtë e nevojshme të përqendrohemi më shumë tek problem i çdo fëmijë dhe të përpiqeni të gjejmë mënyra për të ndryshuar sjelljet në klasë, kjo nuk është mënyra e duhur” ka thënë për të përditshmen Die Tageszeitung.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb