GJERMANI-Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në zyrën federale për emigracionin dhe refugjatët në Berlin, ku do të vizitojë kampet për azilkërkuesit.

Këtë vit në Gjermani kanë mbërritur rreth 450 mijë refugjatë, 37 mijë nga të cilët vetëm në javët e para të shtatorit.
Ndër kohë Angela Merkel vazhdon të insistojë për urgjencën e një akordi mes vendeve të Be-së, që jep mundësinë e ndarjes në mënyrë të drejtë të emigrantëve në të gjitha vendet evropiane.

Ajo ka realizuar disa selfie me refugjatët që ndodhen në kampin e Berlinit.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb