GJERMANI – Të gjashtë refugjatët e arrestuarit në katër qytete të ndryshme në Gjermani po planifikonin një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Hessen.
Lajmi u bë i ditur nga mediat gjermane, të cilat shkruajnë se të arrestuarit ishin pjesë e ISIS.

Sulmi ishte planifikuar që të bëhej me armë dhe me eksploziv por organizimi i planit nuk kishte mbaruar ende. Gjashtë refugjatët kishin mbërritur në Gjermani me identite në rremë.

Prokurori i Frankfurtit shpjegoi se të arrestuarit kishin mbërritur disa në 2014 dhe disa të tjerë në 2015 dhe janë rreth moshës 20 deri 28 vjeç. Gjatë bastisjes së policisë u kontrolluan tetë apartamente dhe të gjithë të arrestuarit ishin me nënshtetësi siriane.

Sipas Die Welt prej disa muajsh investigatorët po vëzhgonin lëvizjet e tyre nëpërpmjet gjurmëve të refugjatëve të tjerë. Më 19 dhjetorit të vitit të kaluar terroristët sulmuan tregun e Krishtlindjeve Breitscheidplatz në Berlin dhe lanë të vdekur 12 persona.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb