Qeveria gjermane i kërkoi sot sqarime Daimler, kompanisë-mëmë të Mercedesit, e dyshuar se ka pajisur disa nga modelet e saj me motor dizel me pajisje, të afta për të manipuluar nivelet e emetimit të gazit, si rasti i kompanisë ‘’Volkswagen’’.

Agjencia federale e automobilave, KBA, urdhëroi javën e kaluar mbledhjen e rreth 5 000 Mercedes Vito, me pretendimin se ka konstatuar pajisje të tilla, gjë që Daimler e përgënjeshtron.

‘’Ne do të nisim një monitorim të thelluar në lidhje me këto çështje teknike komplekse, me qëllim identifikimin e numrit të automjeteve të prekura’’, u shpreh ministri i Transporteve, Andreas Scheuer, pas një takimi me drejtorin e përgjithshëm të ‘’Daimler’’, Dieter Zetsche.

”Rezultatet e këtij hetimi do të jenë në dispozicion pas dy javësh”, sqaroi Scheuer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: