Martin Schulz njoftoi sot se do të largohej në ditët e ardhshme nga presidenca e partisë socialdemokrate gjermane, pas marrëveshjes së arritur mes konservatorëve të Angela Merkel për një qeveri të ardhshme.

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, 62 vjeç, që synon postin e ministrit të Punëve të Jashtme, theksoi para shtypit në Berlin se nuk mund të jetë në gjendje për të garantuar më mirë procesin e rinovimit të partisë.

Andrea Nahles, 47 vjeçe dhe shefe e grupit parlamentar të partisë është thirrur për ta pasuar.

Ish-ministrja e Punës, e cila përjashtoi pjesëmarrjen në një koalicion të madh, do të jetë e para grua që do të drejtojë partinë e vjetër Gjermane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb