Dy javë pas fitores së ngushtë në zgjedhje, Angela Merkel po ndërmerr sot negociata të vështira në dukje për formimin e qeverisë së re, duke u përballur me një sulm të krahut të djathtë të familjes së saj politike.

Kancelarja u takua sot në mëngjes në Berlin me liderët kryesorë të partisë së saj kristian-demokrate (CDU), përfshirë ministrin e Financave, Wolfgang Schäuble përpara se të zgjerojë rrethin e bisedimeve gjatë mesditës me aleatët e saj bavarezë të CSU, nën drejtimin e Horst Seehofer.

Objektivi kryesor i diskutimeve qëndron në shuarjen e mosmarrëveshjeve mes dy lëvizjeve vëllazërore, kryesisht në lidhje me politikën migratore me dyer të hapura mjaft bujare të Angela Merkel, dhe arritjen e një marrëveshje për programin e përbashkët për katër vitet e ardhshme.

Kjo detyrë pritet të jetë e komplikuar dhe një marrëveshje nga e diela ka pak gjasa të shënohet.

CSU bavareze që përfaqëson krahun më konservator të kësaj familje politike, mbështetur nga krahu i djathtë i CDU bëjnë përgjegjëse kancelaren dhe politikën e saj centriste për rezultatet zhgënjyese të zgjedhjeve parlamentare, me fitore por me rezultatin më të dobët të shënuar prej 1949 (32,9 për qind).

E brishtë që në fillim të mandatit të saj të katërt, Angela Merkel perceptohet si nën presion për të formuar një koalicion të shumicës në Parlament që nuk është e natyrshme në letër, me liberalët dhe ambjentalistët, dy grupime politike që janë thuajse apo gati të ndryshëm.
-Plani me dhjetë pika-

Dhe njëkohësisht ekstremi i djathtë i AfD bëri një hyrje spektakolare në Dhomën e Deputetëve.

Sipas mediave gjermane, kreu i CSU-së solli për diskutimin e së dielës një plan prej dhjetë pikash duke vënë në pozitë të vështirë Angela Merkel.

Kristian-socialistët bavarezë kërkuan që lëvizja të zërë gjithashtu vendin e saj në të djathtë të qendrës. Dhe propozojnë kontretisht përcaktimin e një kufiri vjetor të numrit të migrantëve dhe të një “kulture specifike” gjermane për t’u miratuar nga prurjet e reja.

Në mungesë të një marrëveshje brenda familjes konservatore, negociatat e ardhshme të planifikuara të nisin nga mesi i tetorit me liberalët dhe ambjentalistët, që Angela Merkel zyrtarizoi të shtunën, do të jenë të predispozuara të rezultojnë të pasuksesshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb