SPANJE-Një vajzë gjermane 28 vjeçare është vrarë në Spanjë. Bëhet fjalë për Sophia Loesche, ish presidente e të rinjve të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe zëvendës presidentja aktuale e SPD në Banbeg, Bavari.

Trupi i saj u gjet nga policia spanjolle në Asparrena, në Vendet Baske.
Në trupin e vajzës janë gjetur shenja dhune. Tetë ditë më parë familja bëri denoncimin e vajzës.

Policia gjermane kishte nxjerrë një mandat ndërkombëtar dhe e kishte përqendruar vëmendjen në Spanjë, ku mendohej se ishte vajza.

Guardia Civile spanjolle ka arrestuar në Jaen, në Andalusi, një kamionist maroken 41 vjecar.

Mbi të mund të ketë një mandat arresti ndërkombëtar dhe konsiderohet i dyshuari kryesor.
Në hetimet e para mendohet që Sohpia është përdhunuar dhe më pas është vrarë.

Sekretarja e përgjithshme e partisë socialiste të Vendeve Baske, Idoia Mendia, i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta presidentit të Spd, Andrea Nahles, duke nënvizuar se si një krim I tille ‘nxjerr në pah, edhe një herë, kushtet kërcënuese të miliona femrave në të gjithë botën, të cilat dhunohen vetëm për faktin e thjeshtë që janë femra.’
(da.xha/BalkanWeb)
152444740-4f9e6fdd-6dc5-4b6d-86e9-8fda773be22c

C_2_articolo_3147714_upiImagepp

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb