GJERMANI– Një qytet gjerman ka ndaluar azilkërkuesit meshkuj që të futen në pishina publike, pasi disa gra janë ankuar për ngacmim seksual. Sipas një zyrtari në qytetin Bornhaim, afër Këlnit, disa meshkuj nga një qendër strehimi për azilkërkuesit do të ndalohen të hyjnë në pishinë, derisa ta kuptojnë se sjellje të tilla nuk janë të pranueshme.

Drejtori i departamentit të marrëdhënieve shoqërore në Bornhaim është shprehur se vendimi u morr pas rritjes së numrit të raportimeve se disa azilkërkues meshkuj janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme kundrejt femrave dhe anëtarëve të stafit në pishina. Ai ka shtuar më tej se disa gra janë detyruar të mos vijnë më në këtë pishinë.

Vendimi për të mos i lejuar këta azilkërkues vjen edhe pas qindra sulmeve seksuale në Këln dhe në qytete të tjera gjermane gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Sulme të tilla nga persona kryesisht me origjinë arabe dhe nga Afrika e Veriut kanë rritur tensionet për fluksin e emigrantëve. Mbi 1.1 milion njerëz kanë kërkuar azil në Gjermani në vitin 2015.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: