Shitjet e grupit gjerman “Volkswagen” në industrinë e automjeteve, që synon të ruajë pozicionin e numrit një në botë, janë rritur me 4,3 për qind në 10,74 milionë makina në 2017, një shifër rekord që vjen dy vite pas skandalit të dieselgate.

”Volkswagen”, kompania mëmë e 12 markave të automobilave përfshirë ”Audi”, ”Porsche”, ”Seat”, ”Skoda” dhe kamionët ”Man” dhe ”Scania” shënoi një rritje të konsiderueshme në dhjetor me 999 800 automjete të shitura në botë ose një rritje vjetore me 8,5 për qind.

”Volkswagen” ka mundësi me këtë impuls të ri në shitje të ruajë titullin e numrit një në botë në këtë sektor, i marrë në 2016 nga ”Toyota”. Grupi japonez i cili nuk ka deklaruar ende shifrat vjetore, pozicionohet me 10,35 milionë makina të shitura në 2017.

Pas një viti aspak pozitiv si ai i 2015, ”Volkswagen” është rimëkëmbur që nga 2016 në planin e livrimeve për klientët dhe ka konsoliduar pozitën e tij vitin e kaluar.

Kina konsolidoi pozicionin e saj të tregut të parë të grupit, duke avancuar me 5,1 për qind me gati 4,2 milionë automjete të shitura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: