Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Rrezatimi njoftoi sot se që nga data 29 shtator ajo ka regjistruar një nivel të rritur të rutenit radioaktiv 106 në ajër mbi Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Zvicrën dhe Francën, shkruan albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Agjencisë, niveli i rritur i rrezatimit i regjistruar javën e kaluar nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Zëdhënësi i Agjencisë, Jan Henrik Lauer, tha se burimi i rrezatimit nuk dihet, por ka të ngjarë të vijë nga Evropa Lindore.

Routenium 106 është përdorur për të trajtuar kanceret e caktuara dhe si lëndë djegëse për satelitët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb