Mbrojtësi i krahut të Real Madrid, Marcelo, është ndëshkuar me karton të kuq sot në ndeshjen që “galaktikët” dështuan ta fitonin kundër levantes.

Futbollisti i kombëtares braziliane goditi me taka lojtarin e Levantes, Jefferson Lerma, pasi ai ishte rrëzuar para tij mbas një përplasje në hyrje të zonës. Reagimi i Marcelos ka qenë jo i zakonshëm duke mos i lënë mundësi tjetër gjzqtarit të takimit përveçse t’a ndëshkonte më të kuqe.

Momenti i Marcelos ishte i fundit që mërziti të pranishmit në “Santiago Bernabeu” pas rasteve të panumërta për golin që kurrë nuk erdhi dhe si rrjedhojë për herë të parë në 32 ndeshje të “La Ligas”,Real Madrid nuk ia doli të mposhte një ekip të sapongjitur nga kategoria në “Bernabeu” që nga 2007,hera e fundit kishte qenë sërish ndaj Levantes.

Disiplina ka qenë një problem i madh për Real Madrid këtë sezon në 3 sidat e para. Madrilenët janë ndëshkuar 3 herë me të kuqe, një më shumë se sezonin e kaluar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: