Ashtu siç pritej prej disa ditësh, Berat Gjimshiti ka firmosur sot për klubin e Beneventos, skuadër debutuese në Serinë A. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, kartoni i të cilit i përket Atalantës, i ishte bashkuar prej katër ditësh në grumbullim klubit, por nuk ishte bërë ende zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Sot, Benevento plotësoi dokumentacionin për lojtarin, duke njoftuar se tashmë ai mund të cilësohej futbollisti i ekipit që provon për herë të parë elitën e futbollit italian.
gjimshiti-470x444
Sipas njoftimit të klubit, transferimi është bërë me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Megjithatë, në njoftim bie në sy fakti se Benevento e prezanton atë si një mbrojtës zviceran dhe jo shqiptar. Në fakt, pasaporta e dyfishtë e lojtarit të përfaqësueses e ndihmon të gjejë hapësira në klub pasi nuk do të jetë në listën e ekstrakomunitarëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb